Turistë e qytetarë bashkohen vullnetarisht për të pastruar plazhet, Rama ndan fotot: Me qytetari, angazhim e stil të bukur jetese

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje ku disa qytetarë e turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve të Shqipërisë.

Në fotot e postuara nga kryeministri, vërehen qytetarë e turistë që i janë bashkuar Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të pastruar plazhet.

“Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese”, shkruan Rama.

Të Fundit