“Turet turistike për selfie, s’mund të bllokojnë Kuvendin”, Spiropali – Nokës: Juve u mungojnë fotot përtej oqeanit

Debati i opozitës me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali ka vijuar me deputetin e PD Flamur Noka.

Ky i fundit duke iu drejtuar Spiropalit tha se turet turistike nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj në një samit të Ukrainë.

Noka tha se shkoi për të bërë selfie, ndërsa kryetarja i kujtoi non gratën e liderit të tyre, Sali Berisha, duke i thënë se e kupton që mungojnë selfiet nëpër Europë e përtej oqeanit.

REPLIKAT: 

Noka: E turpshme që spikerja e parlamentit u thotë deputetëve ma dini për nder që po e bëj këto seanca, kur parlamenti është i zgjedhur nga sovrani, na ka zgjedhur për ta përfaqësuar dhe vazhduar punën në shërbim të ligjit dhe Kushtetutës, në interes të sovranit.

Turet tuaja turistike për të bërë selfie, atje zonjë s’mund të bllokojnë axhendën e kuvendit. Kuvendi edhe në mungesën tuaj kanë dy nënkryetarë. U mungojnë juve 5 apo 10 deputetë dhe nuk kaloni dot noterzimet që u kërkon sulltani, ju e keni kthyer Kuvendin në një noter të çdo akti që vjen nga sulltani.

Nuk është dyqani juaj që hapet dhe mbylle kur doni ju. Që nga 11 maji ju keni problem funksionimin e kuvendit. Duhet të kesh parasysh, dhe aq kohë sa je në atë karrige, se vjeshta ikën bashkë me vapën dhe do vijë Sara të të zërë vendin. Përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që përfaqëson.

Spiropali: E kuptoj shumë mirë që u mungojnë fotografitë e selfiet nëpër Europë e përtej oqeanit, por ky nuk është problem. Nuk shkojmë për foto, shkojmë aty për të përfaqësuar Shqipërinë, atë ju e nxini ku të mundni në atë hapësira të vogla që u kanë mbetur ndërkombëtarisht.

Të Fundit