Tuneli i Llogarasë, Balluku inspekton qendrën e monitorimit

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi nga afër qendrën e monitorimit dhe operimit të tunelit të Llogarasë.

Balluku deklaroi se çdo gjë është e monitoruar nga kamerat e sigurisë dhe se çdokush që kryen shkelje, do të gjobitet.

“Të gjithë ata që kanë shkelur limitin e shpejtësisë, të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e sigurisë rrugore, duhet të dinë që do përballen me Policinë Rrugore, e cila padyshim do të marrë masat e duhura. Nëse nuk ju kanë ndaluar, nuk do të thotë se nuk do të vijë një gjobë apo një penalizim për sa i përket lejes së drejtimit”, tha Balluku.

Të Fundit