Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të enjte ndodhet në Davos ku po mban fjalën e tij nga Forumi Ekonomik Botëror. Trump gjatë fjalës së tij u shpreh se ka zgjidhur 8 luftëra dhe po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë për një tjetër.
Trump përmendi Tony Blair, i cili nuk do të jetë anëtar i Bordit, por do të jetë pjesë e Bordit Ekzekutiv të Këshillit të Paqes.
“Faleminderit, Tony, që je këtu. E vlerësojmë”, tha ai.
Trump e ka cilësuar si një ditë shumë emocionuese dhe se është përgatitur prej kohësh. Sipas Trump të gjithë duan të jenë pjesë e Bordit të tij të Paqes dhe se do të punojnë së bashku.
“Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të enjte ndodhet në Davos ku po mban fjalën e tij bga Forumi Ekonomik Botëror. Trump gjatë fjalës së tij u shpreh se ka zgjidhur 8 luftëra dhe po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë për një tjetër.
“Ne do të punojmë me shumë organe të tjera, përfshirë Kombet e Bashkuara”, tha ai.
Trump ndër të tjera foli edhe lidhur me luftën në Ukrainë. Ai theksoi se mendonte se do të ishte më e lehtë që t’a zgjidhte luftën por i rezultoi më e vështirë sesa e kishte menduar.
“Kjo është lufta që mendoja se do të ishte e lehtë, por në fund doli të ishte ndoshta më e vështira”, tha ai, duke iu referuar luftës në Ukrainë.




