Trump, në fund të fjalimit: Presidenti izraelit duhet t’i kërkojë falje Netanyahut

Presidenti Donal Trump gjatë mbylljes së fjalimit të tijë në Knesseti, i kërkon presidentit izraelit, Isaac Herzog t’i kërkojë kryeministrit Benjamin Netanyahu “një falje” për të njohur udhëheqjen e tij gjatë luftës në Gaza.

“Ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai për Netanyahun.

Trump e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se “që nga dita e parë që u themelua Izraeli, ne kemi qëndruar së bashku në të mira e të vështira, në pengesa, në fitore dhe në humbje, në lavdi dhe në dhembje. Ne kemi ndërtuar industri së bashku, kemi bërë zbulime së bashku, jemi përballur me të keqen së bashku, kemi zhvilluar luftë së bashku dhe, ndoshta më e bukura nga të gjitha, kemi bërë paqe së bashku. Dhe këtë javë, kundër të gjitha parashikimeve, ne kemi bërë të pamundurën dhe kemi sjellë pengjet tona në shtëpi”, u shpreh Trump.

Ky fjalim, u përcoll me duartrokitje nga antarët e Parlamentit, ku Trump e shoqëroi këtë reagim duke thënë: “E dua Izraelin, jam me ty deri në fund”.

Të Fundit