Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë akuzat e autores dhe gazetares Elizabeth Jean Carroll se ai e përdhunoi atë në një dyqan në Manhattan.
Ai e cilësoi historinë e Carroll si më qesharaken që ka dëgjuar ndonjëherë duke shtuar se është e neveritshme çfarë po përpiqet të arrijë me shpifjet e saj.
Trump tha se akuzat ishin të sajuara dhe se përdhunimi nuk ka ndodhur kurrë.
Trump nuk mori pjesë në gjyq dhe nuk do të dëshmojë, gjë që i jep më shumë peshë dëshmisë së tij, sipas agjencisë.
Jean Carroll pretendon se Donald Trump, dy dekada para se të bëhej president, e përdhunoi atë në dhomën e zhveshjes së një dyqani në Nju Jork.