Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për Fox News në një intervistë të transmetuar të premten, duke komentuar mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe tensionet me Iran.
Rreth përfundimit të luftës me Iranin, kur u pyet se kur do të mbarojë konflikti, Trump tha: “Kur ta ndjej unë, mirë? E ndjej në kockat e mia.”
Sa i përket situatës në Ngushticën e Hormuzit, Trump tha se SHBA-të do të eskortojnë tankerët e naftës “nëse duhet”, por theksoi se, “shpresojmë që gjërat të shkojnë shumë mirë. Do të shohim çfarë ndodh”.
Trump tha se gjatë javës së ardhshme forcat iraniane do të goditen shumë rëndë.
“Ne tashmë i kemi dëmtuar aq shumë sa do të duhen vite për t’u rikuperuar”, tha ai.
Presidenti amerikan foli edhe rreth aleatëve në Gjirin Persik.
Ai theksoi “uniteti është i jashtëzakonshëm” dhe se ka biseduar me shumicën e tyre gjatë ditës. “Po bëjnë një punë shumë të mirë për të mbrojtur veten,” shtoi ai.



