Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lavdëruar kryeministren italiane Giorgia Meloni si një “lidere të madhe”, e cila është e gatshme të ndihmojë SHBA-në dhe Izraelin në përballjen e tyre me Iranin.
Sipas Sky News, presidenti amerikan është shprehur se Italia po bënte çmos për ta ndihmuar atë.
“E dua Italinë. Mendoj se ajo është një udhëheqëse e shkëlqyer. Ajo gjithmonë përpiqet të ndihmojë, është një udhëheqëse e shkëlqyer dhe një mikeshë e imja”, është shprehur Trump për Melonin.
Kjo deklaratë e Trump vjen pasi ai kritikoi kryeministrin britanik Keir Starmer në llogarinë e tij në Truth Social, duke thënë: “Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra pasi kemi fituar tashmë!”
Ndërkohë, Meloni tha të enjten se Italia po planifikon të dërgojë ndihmë për mbrojtjen ajrore në vendet e Gjirit.
Një anije e marinës italiane po përgatitet të lundrojë drejt Qipro, tha të premten një zëdhënës i marinës, si pjesë e një misioni të përbashkët evropian për të mbrojtur ishullin pasi ai u vu nën sulmin iranian.



