Trump kërcënon Iranin: Gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pohuar se lufta e Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit po ecën mirë dhe se forcat amerikane mund të “shkatërrojnë” tërë vendin brenda një nate.

“Gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda një nate,” tha Trump. “Dhe ajo natë mund të jetë natën e ardhshme, pra nesër në mbrëmje”

Më pas, ai u rikthye sërish operacionit për shpëtimin e pilotëve, duke theksuar se në operacionin e dytë, një person, duke iu referuar një gazetari nxorri informacion se njëri prej pilotëve amerikanë është zhdukur, duke shtuar se në këtë mënyrë vuri në rrezik jetën e tij pasi Irani nisi ta kërkonte.

Sipas presidentit, ai duhet të shkojë në burg sepse cenoi sigurinë kombëtare.

“Dikush nxori nformacion. Urojmë ta gjejmë se kush e nxori. Ata nuk e dinin se dikush kishte humbur, dikush e tha këtë gjë. Donim ta dinim se cila media e bëri sepse kjo ndikon në sigurinë tonë kombëtare dhe doja që ai që e ka bërë këtë gjë të përfundojë në burg pasi cenoi sigurinë kombëtare.

Dikush po luftonte për jetën dhe kjo e bëri më të vështirë operacionin pas rrjedhjes së informacionit sepse Irani nisi të kërkonte pilotin tonë.”, u shpreh ai.

Trump ka shtuar se: “Do të shohim se çfarë ndodh. Lufta mund të përfundojë shpejt nëse ata bëjnë disa veprime të caktuara”, duke nënvizuar më tej se “afati i nesërm është përfundimtar”.

Duke folur për pasojat, Trump ka theksuar se leja për Iranin të zotërojë një armë bërthamore do të ishte një krim lufte, duke e konsideruar këtë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale.

Nga ana tjetër, Irani ka refuzuar një marrëveshje armëpushimi të propozuar nga Pakistani për një armëpushim 45 ditor të luftimeve me SHBA-të dhe Izraelin. Këtë vendim Irani e ka argumentuar se në rajon nevojitet paqe e përhershme, duke propozuar edhe një plan me 10 pika që do ta realizonte këtë.

Diskutimet vijnë pas një momenti të tensionuar, sepse një ditë më parë, presidenti Donald Trump i vuri afat Teheranit që të hapë Hormuzin deri të martën, përndryshe vendi do të kthehej në ‘ferr’.

Por pavarësisht bisedimeve për arritjen e paqes, luftimet në rajon vijojnë. Irani ka konfirmuar gjithashtu se shefi i inteligjencës i Gardës Revolucionare Islamike është vrarë, një akt për të cilin Izraeli ka konfirmuar autorësinë.

Sipas Iranit, SHBA nuk është e gatshme për një armëpushim, ndërsa zëvendëspresidenti i vendit e ka akuzuar Donald Trump për “çmenduri” lidhur me raportimet për sulme të reja që goditën një universitet në Teheran.

Nga ana tjetër, ditën e sotme raportohet se Izraeli dhe SHBA-të kanë sulmuar 2 uzina petrokimike të Iranit.

Të Fundit