Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar këtë premte një takim zyrtar në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Gjatë konferencës për shtyp, Zelensky falënderoi mikpritësin amerikan dhe përgëzoi për marrëveshjen e armëpushimit në Gazë, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm për paqen rajonale.
“Mendoj se mund ta përfundojmë këtë luftë me ndihmën tuaj,” u shpreh presidenti ukrainas, duke theksuar se forcat ruse po hasin vështirësi dhe nuk po arrijnë suksese në frontin e betejës.
Ai gjithashtu njoftoi se ka zhvilluar takime me kompani të mëdha amerikane të sektorit të energjisë, të cilat janë të gatshme të investojnë në Ukrainë sapo të përfundojë konflikti.
Në atmosferën e takimit, Presidenti Trump i bëri komplimente Zelenskyt për “xhaketën shumë elegante,” para se të nisnin seancën e pyetjeve dhe përgjigjeve.