Gjatë një fjalimi në ceremoninë përkujtimore të aktivistit konservator Charlie Kirk, Trump bëri një devijim nga temat përkujtimore për të dhënë mesazhin me përmbajtje shëndetësore.
Ai tha para të pranishmëve se beson se administrata e tij ka bërë përparim të madh në trajtimin e çrregullimeve të spektrit autik dhe u shpreh se “mendoj se kemi gjetur një kurë për autizmin”, duke shtuar se ky do të jetë një nga njoftimet më të rëndësishme që ai ka bërë ndonjëherë si president.
Trump nuk dha detaje konkrete për njoftimin, por e lidhi atë me përpjekjet për të kuptuar shkaqet e rritjes së rasteve të autizmit në Shtetet e Bashkuara dhe me nevojën për ndërhyrje të menjëhershme.
“Mendoj se do t’iu duket e mahnitshme»”, i tha ai turmës. “Mendoj se gjetëm një kurë për autizmin”, shtoi ai.
Trump u zotua se administrata e tij ” nuk do ta lejojë më të ndodhë”.
“Mendoj se do të jetë një nga konferencat më të rëndësishme për shtyp që do të kem ndonjëherë dhe mezi e pres”, theksoi Trump.
Më herët të dielën, raportet sugjeruan se Trump planifikonte të njoftonte se gratë shtatzëna duhet të shmangin marrjen e Tylenol nëse nuk kanë ethe për shkak të rrezikut në rritje.
Këshilla vjen nga një shqyrtim federal mbi atë që po nxit rritjen e shkallës së autizmit në të gjithë SHBA-në, një iniciativë e udhëhequr nga sekretari i shëndetësisë Robert F Kennedy Jr.
Zyrtarët gjithashtu planifikojnë të reklamojnë një ilaç të quajtur leukovorin si një trajtim të mundshëm për çrregullimin neurozhvillimor, sipas raportit të Washington Post.