Trump do të kërkojë 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Harvardi

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të kërkojë 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit në një kohë kur vijon konflikti i administratës së tij me institucionin.

Lajmi vjen pasi “New York Times” raportoi se administrata e presidentit amerikan u detyrua të tërhiqej nga kërkesa e saj për një pagesë prej 200 milionë dollarësh në negociatat me universitetin.

Zyrtarët e Trump e kanë akuzuar Harvardin se nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin gjatë protestave pro-palestineze. Harvardi e ka hedhur poshtë akuzën.

Harvardi ka qenë një objektiv qendror në fushatën e Shtëpisë së Bardhë për të zhdukur ato që konsiderohen si ideologji “woke” dhe “të majta radikale” në kampuset amerikane.

Në prill të vitit të kaluar, Trump revokoi rreth 2 miliardë dollarë grante kërkimore për Harvardin dhe ngriu fondet federale.

Universiteti paditi administratën Trump për këtë veprim, duke thënë se asnjë qeveri nuk duhet të diktojë se çfarë mund të mësojnë universitetet private, kë mund të pranojnë dhe punësojnë dhe cilat fusha studimi mund të ndjekin

Të Fundit