Kanadaja është tronditur nga një masakër me 6 viktima që është raportuar në qytetin e Ottawa. Sipas autoriteteve ngjarja besohet të ketë ndodhur gjatë orëve të vona të së mërkurës (6 mars 2024).
Më tragjike e bën ngjarjen fakti që në mesin e viktimave janë 4 fëmijë.
Sipas “Reuters”, policia kanadeze ka arrestuar një burrë, i cili deri më tani është i dyshuari kryesor për autorësinë e kësaj masakre.
Në mesin e pistave të hetimit të policisë deri më tani dominojnë dyshimet se vrasjet masive lidhen me dhunën në familje.