Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.
Lajmi është raportuar nga media austriake “Kronen Zeitung”.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00.
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën.
Keshtu, sot, më 10 qershor 2025, një ngjarje tragjike ndodhi në një shkollë të qytetit Graz, Austri, ku disa persona u plagosën dhe raportohet paraprakisht për deri në pesë viktima.
Policia austriake ka konfirmuar një operacion në vazhdim pas raportimeve për të shtëna brenda shkollës. Sipas mediave lokale, dyshohet se një nxënës ka qenë autori i sulmit, i cili dyshohet se ka përdorur disa armë dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Nxënës dhe mësues janë ndër të plagosurit. Njësitë speciale të policisë, përfshirë task-forcën elitare Cobra, janë dërguar në vendngjarje për të hetuar dhe vlerësuar plotësisht situatën.
Ky incident ka tronditur qytetin e Grazit, që është qyteti i dytë më i madh në Austri me rreth 300,000 banorë. Autoritetet janë angazhuar për të siguruar informacion të saktë dhe për të mbështetur viktimat dhe familjet e tyre.