Tronditëse në Francë/ 15 vjeçari rrëfen se vrau prindërit dhe më pas i vuri zjarrin shtëpisë

Opinioni publik në Francë është tronditur pasi një 15 vjeçar rrëfeu se kishte vrarë prindërit e tij dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë për të fshirë çdo gjurmë të mundshme.

Sipas mediave të huaja, adoleshenti u arrestua në fundjavë pasi pranoi para policisë se kishte kryer krimin makabër.

I riu është larguar menjëherë pas ngjarjes me makinën e të atit. Pasi policia ka rënë në gjurmët e makinës, kanë bërë të mundur ndalimin e 15 vjeçarit, i cili pranoi se ishte autori i krimit.

Ai i qëlloi prindërit me një pushkë, armë në pronësi të babait të tij që ushtronte qitje sportive.

Nga dëshmitë e mbledhura, familja e djalit ishte një “familje normale, si gjithë të tjerat”. Familjarët kanë thënë se ai nuk kishte shfaqur kurrë shenja nervozizmi apo padurimi.

Adoleshenti, i akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe zjarvënie, aktualisht është i mbyllur në një seksion për të mitur të një qendre paraburgimi.

Të Fundit