Detaje të reja kanë dalë në lidhje me lëndën plasëse që u vendos gjatë natës në marketin e djalit të ish presidentit në klubit të Kamzës, Naim Qarri në rrugën ‘Demokracia’.
Për fat të mirë nga shpërthim kishte vetëm dëme materiale. Nga pamjet nga kamerat e sigurisëduket edhe autori, por për shkak të errësirës nuk është i mundur identifikimi i tij.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Por çfarë deklarojnë pronarët e marketit?
Ata thonë se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jenë autorë të ngjarjes.
Kjo nuk ishte hera e paqë që familja Qarri vihen në shënjestër
Në vitin 2017, Qarrit iu vu një sasi eksplozivi në mjetin e tij tip ‘Hummer’. Makina mori dëme të mëdha materiale por fatmirësisht, aso kohe nuk kishte persona të lënduar.
Poshtë makinës, ishte aktivizuar një sasi prej rreth 150 gramësh eksploziv. Autorët sipas policisë kanë përdorur një fitil të shkurtër për të realizuar shpërthimin. Qarri rrëfeu momentet e shpërthimit, ndërsa tha se nuk kishte konflikte apo dyshime mbi autorësinë.