Tritan Shehu përplaset me Spiropalin: Kaloni urgjent ligjin që njeh vetëm 2 gjini

Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur verbalisht me kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali që sipas tyre po e trajton sallën e Kuvendit si pronë private duke mos vënë në rend të ditës asnjë nga nismat e sjellë prej tyre.

Tritan Shehu iu drejtua Spiropalit duke kërkuar që nisma e propozuar prej tij ku njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër të kalojë sa më shpejt si një nismë shumë e rëndësishme për familjen dhe shoqërinë.

“Zonja kryetare, po shkatërroni anën procedurale të parlamentit. Parlamenti nuk mbyllet kur nuk është kryetari i Kuvendit. Kemi sjellë në parlament nismën për të njohur vetëm dy gjini, mashkull dhe femër dhe po e zvarrisni për të mos e sjellë në parlament. Po dëmtoni rëndë familjen e shoqërinë, po krijoni iluzione të gabuara, te ata që duan të godasin moralin e shoqërisë njerëzore. Të kalojë ligji për njohjen vetëm të dy gjinive. Të kalojë ligji menjëherë në dy seancat që kanë mbetur. Po godisni familjen. Miratoni atë ligj”, tha Shehu.

 

Të Fundit