“Tribuna VIP e kënetës”, Rama: I madhi Dash Sula u la në det të hapur

Kryeministri Edi Rama komentoi listat e Partisë Demokratike duke ironizuar të zgjedhurit e Berishës në listë të mbyllur.

Rama e cilësoi listën e mbyllur të PD për Tiranën si tribuna VIP e kënetës, ndërsa përmendi edhe disa që u lanë jashtë listave të mbyllura si Kujtim Gjuzi apo Dash Sula.

“Doni të shihni kush janë VIP-at e kënetës, shikon listën e mbyllur të kryeqytetit të Shqipërisë madhështore ku mungon Kujtim Gjuzi, që po keqpërdoret në mënyrë brutale se është i vetmi që do të kishte merita të ishte në skuadrën e mbyllur. Ndërkohë që i madhi Dash Sula që nuk ka bërë gjë pa bërë për të kapur tribunën VIP u la det të hapur dhe mesa në mora vesh u arratis se nuk e përballoi këtë poshtërim të kënetës dhe vazhdon të besojë ama se Shqipëria bëhet. U fut te Shqipërua bëhet, por në fund Dash Sula është gjel deti u Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të, është tip i veçantë, gel deti por shumë i veçantë”, tha Rama.

Të Fundit