Treni më i shpejtë në botë, CR450, ka filluar një seri provash në një hekurudhë me shpejtësi të lartë në Kinë, duke arritur një shpejtësi prej 453 kilometrash në orë gjatë një udhëtimi të vetëm.
Trenat e serisë CR450, të projektuar për një shpejtësi maksimale prove prej 450 kilometrash në orë dhe një shpejtësi komerciale prej 400 kilometrash në orë, aktualisht po i nënshtrohen testeve kualifikuese në linjën hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh qytetin lindor të Shangait me qytetin perëndimor të Chengdusë, raportoi Science and Technology Daily, raportoi Xinhua.
Treni me shpejtësi të lartë arrin një përshpejtim prej 350 kilometrash në orë në vetëm katër minuta e 40 sekonda.
Krahasuar me modelin e mëparshëm CR400, CR450 ka një hundë më të gjatë dhe më aerodinamike, një çati 20 centimetra më të ulët dhe 50 ton më pak peshë , gjë që zvogëlon rezistencën aerodinamike me 22 për qind.