Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Levan të Fierit, teksa një tren mallrash ka goditur aksidentalisht një 68-vjeçar. I moshuari raportohet të jetë transportuar në spital.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.