rrugët e Shqipërisë e veçanërisht në kryeqytet janë kthyer në një problem. Brenda harkut kohor të një viti ato thuajse janë trefishuar. Sipas statistikave zyrtare të spitalit universitar të traumës në vitin 2023 numërohen 214 aksidente me scooter, ndërsa në 10 muajt e parë të 2024 janë 554 aksidente të tilla.
Mjekët e shohin me shqetësim, për vetë faktin se moshat e përfshira në aksident janë të reja, ndërsa lëndimet të shumta, ndonjëherë edhe fatale.
“Kemi vënë re një shtim të konsiderueshëm nga viti në vit, do të thosha që në praktikën e përditshme, shohim nga 1 deri në 2 raste në ditë. Përgjithësisht aksidentet e shkaktuar nga scooter elektrik qoftë të vetë atij që nget scooter apo të personave të tretë që goditen, kryesisht janë raste të lehta por ne kemi patur raste sporadike të vdekjes se pacientëve. Fillimisht nis nga një ndrydhje kyci, dorës gishtërinjve por duke marr në konsideratë peshën e atij që nget scooter peshën e pajisjes, dhe shpejtësinë mund të rezultojë dhe fatale”,-tha Ervin Nepravishta mjek Spitali Universitar i Traumës.
Rrezikshmëria që vjen nga scooterat vihet në pah edhe nga ekspertët rrugorë.
“Ndërpresin fluksin e mjeteve pa u siguruar për manovrën e tyre, qarkullojnë në zona të ngushta shpesh herë mes dy mjeteve ku shpesh nuk konstatohen nga drejtuesit e mjeteve dhe kjo ka çuar në rritjen e aksidenteve nga përdoruesit e dyrrotakëve”, tha Fadil Lika ekspert i sigurisë rrugore.
Veç keqpërdorimit nga drejtuesit e scooterave, shkak që krijon kaos është dhe mungesa e rrugëve të dedikuara për to.
“Scooter përdoren nga adoleshentët dhe kjo bën që ata që mos kenë njohuri mbi rregullat e qarkullimit rrugorë dhe ndërthurja mosha dhe papërgjegjshmëria bën të mundur që të ketë rritje të aksidenteve pa anashkaluar që nuk ka korsi të dedikuara për këto mjete”- tha Fadil Lika ekspert i sigurisë rrugore.
Në kushtet ku është vështirë të ndalosh qarkullimin e tyre, si mjekët ashtu dhe ekspertët rrugorë kanë disa këshilla për ata që drejtojnë një scooter.
“Minimalisht ajo që ne do rekomandonim do ishte përdorimi i pajisjeve mbrojtëse të kokës ekstremiteteve si për biçikletat dhe motorët”, tha Ervin Nepravishta mjek spitali universitar i traumës.
“ Të tregohen të përgjegjshëm, të sigurohen për manovrat e tyre, të sigurohen gjatë orëve të natës të veshin element të dukshëm si jeleku”, tha Fadil Lika ekspert i sigurisë rrugore.
Sipas ekspertit kodi rrugorë nuk ka në nenë të veçantë për scooter, por ato janë të përfshirë tek biçikletat, e për pasojë do të duhet të lëvizin me kujdes dhe në korsitë e dedikuara për to, së paku deri në përcaktimin e rregullave të qarta.