Jemi në Tiranë me zonjën Lindita Reci, e cila na tregon, sesi ajo bashkë me 10 trashëgimtarë të tjerë, u përjashtuan nga 3 tezet dhe daja nga përfitimi i trashëgimisë nga stërgjyshi. Lindita thotë, se kanë kaluar 3 shkallët e gjyqsorit dhe kanë siguruar të drejtën të marrin 27 njësi, apartamente, garazhe dhe dyqane. Edhe pse i kanë marrë certifikatat e pronësisë, tezet Nexhmie Shaba, Marjana Vorbsi, Lejla Rakipllari dhe daja, Xhevdet Shaba, nuk i lirojnë apartamentet, që kanë 20 vjet, që i shfrytëzojnë.Ne shkuam në Yzberish, aty ku është ndërtuar pallati dhe trashëgimtarët na treguan, se cafrë lufte kanë bërë për të hyrë në dy prej tyre.Kërkuam edhe qëndrimin e palës tjetër në konflikt, por ata nuk deshën të shpjegohen.Nexhmije Shaba, e pajisur me prokurë nga motrat e tjera, i është drejtuar gjykatës, me pretendimin për dhunë në familje nga nipërit e mbesat. Ndërkohë, këta të fundit, kanë kërkuar vetëm, që të marrin apartamentet, që kanë në pronësi. Sikur të mos mjaftonte kjo, Nexhmija është pajisur me urdhër mbrojtjeje për 12 muaj. Denoncuesit praktikisht kanë shpenzuar 20 vjet, për të marrë këto apartmente, por trashëgimtarët duhet të shkojnë sërish në gjykatë, për të kërkuar këtë rradhë lirim dorëzim sendi, që të futen në shtëpitë e tyre.
