Transportonte me furgon veshje pa dokumentacionin përkatës arrestohet 26-vjeçari (EMRI)

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Tiranë ka nisur hetimet lidhur me veprimtarinë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave.

Si rezultat është vënë në pranga Renis Kolina 26 vjeç, banues në Korçë.

Renis Kolina është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.

Veshjet e kontrabanduara ishin me vlerë rreth 45 000 euro, të cilat janë sekuestruar tashmë së bashku me furgonin.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Të Fundit