Transporti publik reduktohet me 30% nga e hëna, shoqatat kërkojnë lehtësi për naftën

Nga dita e hënë, flota e autobusëve të transportit publik do të reduktohet me 30%, në rast se nuk ka një reagim nga institucionet në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit. Në një deklaratë për mediat, shoqatat që përfaqësojnë operatorët ekonomikë thanë se po përballen me vështirësi të shumta për shkak të rritjes së kostove, por deri më tani nuk kanë patur asnjë reagim nga ana e institucioneve qendrore apo vendore.

Ata shpallën 3 kërkesa, me te cilat do të mundësonin garantimin e vijueshmërisë së këtij shërbimi në interes të qytetarëve, konkretisht rishikim të barrës fiskale mbi karburantin, veçanërisht në drejtim të akcizës dhe taksës së qarkullimit; vlerësim i një politike të veçantë për sektorin e transportit publik për heqjen e TVSH-së dhe aplikim të mekanizmave subvencionues, ose kompensues.

Përfaqësuesit e shoqatatve thane se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme pranë institucioneve përgjegjëse, deri në këtë moment nuk janë ndërmarrë masa konkrete për të përballuar këtë situatë.

Kerkesa vjen ne moment, kur cmimet e naftës ne pompe kane kaluar shumën 210 lekë për litër, nga 175 lekë që ishte në muajin shkurt.

Të Fundit