Një burrë në Amerikë është bërë personi i parë në botë që ka transplantuar zemrën nga një derr i modifikuar gjenetikisht. David Bennett, 57 vjeç, është mirë tre ditë pas procedurës eksperimentale shtatë-orësh në Baltimore, thonë mjekët.
Transplanti u konsiderua si shpresa e fundit për të shpëtuar jetën e zotit Bennett, megjithëse nuk është ende e qartë se cilat janë shanset e tij afatgjata për të mbijetuar.
“Ose vdisja ose bëja këtë transplant. E di që është një goditje në errësirë, por është zgjedhja ime e fundit” shpjegoi zoti Bennett një ditë para operacionit.
Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it iu dha një dispenzim i veçantë nga rregullatori mjekësor i SHBA-së për të kryer procedurën, me bazën se Bennett përndryshe do të kishte vdekur.
Ai ishte konsideruar i papërshtatshëm për një transplant njerëzor, një vendim që shpesh merret nga mjekët kur pacienti është në gjendje shumë të keqe shëndetësore.
Për ekipin mjekësor që kreu transplantin, ai shënon kulmin e viteve të kërkimit dhe mund të ndryshojë jetën në mbarë botën.
Kirurgu Bartley Griffith tha se operacioni do ta sjellë botën “një hap më afër zgjidhjes së krizës së mungesës së organeve”, tha në një njoftim të Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Maryland.
Kjo krizë do të thotë që 17 njerëz në ditë në SHBA vdesin në pritje të një transplanti, me më shumë se 100,000 raportuar në listën e pritjes.
Mundësia e përdorimit të organeve të kafshëve për të ashtuquajturin ksenotransplantim për të plotësuar kërkesën është konsideruar prej kohësh dhe përdorimi i valvulave të zemrës së derrit është tashmë i zakonshëm.
Në tetor 2021, kirurgët në Nju Jork njoftuan se kishin transplantuar me sukses veshkën e një derri te një person. Në atë kohë, operacioni ishte eksperimenti më i avancuar në terren deri më tani. Megjithatë, marrësi në atë rast ishte tru i vdekur pa asnjë shpresë për shërim.