Transformohet Poliklinika në Durrës, kryeministri Rama: Gati për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka ndarë pamjee e Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës.

Siç shihet dhe në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, Poliklinika e Specialiteteve në Durrës ka marrë një pamje plotësisht tjetër, me ambiente moderne dhe me të gjitha kushtet e duhura për pacientët.

Rama bën me dije se Poliklinika do të ofrojë shërbim shëndetësor për rreth 290 mijë banorë të Durrësit.

“MIRËMËNGJES, dhe me Poliklinikën e Rilindur të Specialiteteve në Durrës që është gati për të hapur dyert për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor për rreth 290 mijë banorë të këtij qarku, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Të Fundit