Tragjike / Një grua gjendet e mbytur në ujërat e lumit Shkumbin

Një grua rreth të 40-ave është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Shkumbin.

Kanë qenë banorët e fshatit Krastë ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë, pasi kanë hasur në trupin e pajetë.

Shtatë efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit.

Gruaja rreth 40 vjeçe ende e paidentifikuar, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi është dërguar në morgun e Elbasanit, por ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur.

Të Fundit