Tragjike në Vlorë/ Gruaja hidhet bashkë me fëmijën nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një grua 35-vjeçe është hedhur nga lartësia duke marrë me vete edhe fëmijen e saj 2 vjeç në lagjen “Pavarësia”.

Sipas informacioneve, gruaja së bashku me fëmijën është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Dëshmitarët janë shprehur se gruaja nuk ishte banuese në pallatin nga ku u hodh, por jetonte në pallatin tjetër përball.

Paraprakisht mësohet se të dy ata janë në gjendje të rendë në spital. Ndërkohë, ende janë të paqarta shkaqet që kanë çuar 35-vjeçaren drejt vendimit për t’i dhënë fund jetës së saj dhe fëmijës..

Të Fundit