Tragjike në SHBA! Rreth 90 viktima si pasojë e motit të acartë

Rreth 90 viktima janë regjistruar në të gjithë SHBA-në, si pasojë e motit ekstrem dimëror.

Ndërsa numri i vdekjeve ka qenë më i madh në Tenesi (25 viktima) dhe Oregon (16 viktima), humbje jetësh janë raportuar gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork, Nju Xhersi.

Në një incident në Oregon të mërkurën e kaluar, tre persona u goditën nga rryma për vdekje kur erërat e fuqishme shkaktuan rënien e një linje elektrike dhe goditën automjetin në të cilin po udhëtonin. Ndërkohë, pesë persona, të cilët raportohet se ishin të pastrehë, ndërruan jetë në Seattle.

Në Misisipi, moti ka bërë që zyrtarët të paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve që të ngasin makinën vetëm nëse është e nevojshme dhe të jenë të vetëdijshëm për “akullin e zi” në rrugët e vendit.

Gjithashtu, problem në SHBA mbetet dhe energjia elektrike pasi si pasojë e stuhive të forta dimërore, mijëra njerëz kanë mbetur pa energji në shtëpitë dhe bizneset e tyre në pjesë të gjera të vendit.

Të Fundit