Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë.
Vogëlushi i moshës 3 vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit, ku ishte çuar nga prindërit me temperaturë të lartë.
Policia tha se i mituri me inicialet A. I., 3 vjeç, “është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, e pas disa orësh ka humbur jetën”.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.