DIBËR
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku ka ndodhur një krim brenda familjes. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar njëri me tjetrin.
26-vjeçari me iniciale Florian Tonuzi ka goditur me thikë vëllain e tij Benard Tonuzin 23 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. I riu ka humbur jetën në spital si pasojë e gjakderdhjes.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili është larguar.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes