Një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës, humbi tragjikisht jetën këtë të premte gjatë rrugës për në spital.Bëhet me dije se i riu Genti Isai kishte patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe.
Ai kishte shkuar tek stomatologu dhe kishte marrë recetën e qetësuesve. Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai ishte rikthyer në banesë.
Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën. Gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë.
Viktima ishte fëmijë i vetëm. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes.