Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni i pasagjerëve me 49 persona në bord

Në rajonin Amur, një avion pasagjerësh An-24 u rrëzua ku mendohet se 49 personat që ishin në bord kanë humbur jetën.

Dyshohet se shkaku mund të jetë gabim i ekuipazhit ose një defekt teknik.

“Gjatë operacioneve të kërkimit, helikopteri Mi-8 i Administratës Federale të Aviacionit zbuloi trupin e djegur të aeroplanit. Shpëtuesit po përpiqen të arrijnë në vendin e incidentit”, thuhet në deklaratën zyrtare të autoriteteve.

Deri më tani, helikopteri me shpëtimtarët nuk ka arritur të ulet në zonën e rrëzimit, ku ka shpërthyer një zjarr.

Kujtojmë që aeroplani i pasagjerëve An-24 që fluturonte nga Blagoveshchensk në aeroportin Tida u zhduk nga radari këtë të enjte.

Të Fundit