Tragjedi në Korenë e Jugut, avioni përplaset me murin në aeroport, 124 viktima

Të paktën 124 persona humbën jetën kur një avion doli nga pista dhe shpërtheu në flakë ndërsa u përplas me një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut të dielën, tha Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve.

Jeju Air kishte mbërritur nga kryeqyteti tajlandez Bangkok.

Avioni po përpiqej të ulej pak pas orës 9 të mëngjesit, me kohën lokale, në aeroportin në jug të vendit, tha ministria e transportit e Koresë së Jugut.


Ky është aksidenti ajror më vdekjeprurës që përfshin një linjë ajrore koreano-jugore në gati tre dekada, sipas të dhënave të ministrisë.

Boeing 737-800 me dy motorë mund të shihet në videot e publikuara nga mediat lokale duke rrëshqitur në pistë pa pajisje të dukshme uljeje përpara se të përplaset në një mur dhe të shpërthejë në flakë.

Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit të djegur, tha shefi i zjarrfikësve, Lee Jung-hyun në një konferencë.

“Vetëm pjesa e bishtit ruan pak formë, dhe pjesa tjetër e avionit është hskatërruar plotësisht tha ai.

Autoritetet kanë kaluar nga operacionet e shpëtimit në operacionet e rikuperimit dhe për shkak të forcës së goditjes, po kërkojnë zonat e afërta për trupa të hedhura ndoshta nga avioni, shtoi Lee.

Dy anëtarët e ekuipazhit po trajtoheshin në spitale me lëndime të rënda, tha kreu i qendrës lokale të shëndetit publik.

Të Fundit