Tragjasi në protestë për ujësjellësin, Rama: Projekti s’paraqet asnjë kërcënim! Çmenduri të thuhet që unë dashkam t’ua marr ujin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e ujësjellësit në jug të vendit, që ka nxitur shumë reagime, me banorët e Tragjasit që shprehen se po u merret uji.

Rama tha se nuk është mundur që të imagjinohet që një qeveri, të marri ujin që u duhet disave për t’ua dhënë disa të tjerëve.

Ai gjithashtu tha se janë analiza dhe matje dhe mbi bazën e tyre është bërë projekti, për të cilin thotë se u vjen në ndihmë banorëve të Tragjasit..

Rama: Ky është një diskutim që ka në thelb një pikëpyetje shumë të madhe për mua, sesi ka mundësi të të bihet pre e një konfuzioni të tillë, sepse jam k bindur që mbrapa kësaj ka burime helmi që kanë derdhur sasira të caktuara në mendjen e Tragjasit. Por përtej këtyre, pyetja është shumë e thjeshtë; si është e mundur që të imagjinohet që një qeveri, të marri ujin që u duhet disave për t’ua dhënë disa të tjerëve.

Këtu është future brenda edhe kuçedra, oligarkët që po marrin ujin për qëllime të tyre etj.

Nga ana tjetër jam përpjekur ta shpjegoj dhe rishpjegojm se ky projekt bazohet në studim hidrologjik. Janë bërë matje të vazhdueshme të prurjeve, analiza për të dalë në konkluzionin se sa prurje ka, sa nevojë ka mjedisi gjeologjik, sa duhet për konsum, sa prurje ikin në det etj.

Mbi bazën e këtyre analizave dhe matjeve është bërë projekti, i cili synon që edhe vetë zona atje, banorët atje, shtëpitë atje, të cilat furnizohen me pikatore sepse sistemi i ujësjellësit atje është ndërtuar në vitet 60, ndërkohë që një pjesë tjetër e banorëve kanë bërë investime personale, për të marrë ujë me puse.

Ne e shohim si një potencial të madh për turizmin, për transformimin e shtëpive, kështu që edhe kanalizimet qe mungojnë janë pjesë e projektit.

Do të bëhet ujësjellësi i ri i Tragjasit, do të furnizojë edhe zonën e poshtme.

Detajet janë teknike, por dua të shpjegoj se një projekt bëhet me profesionistë, por ka edhe oponencë.

Prurja minimale e matur, dhe matjet janë bërë në periudha korrik, gusht shtator, 2021, 2022, ka edhe matje të 2018, kështu që prurjet mininale janë 700 litër në sekond.

Nga të gjithë shfrytëzimi, në maksimum, që do t’i bëhet këtij burimi për shkak të ujësjellësit, është dy herë më i vogël sesa prurja minimale. Në të gjitha rastet, ajo që mbetet e pashfrytëzuar nga sistemi i ujësjellësit, është mëse e mjaftueshme për mjedisin. Për ujin e pijshëm do të plotësohen nevojat. Kjo është çështje teknike, nuk shihet me sy, por me instrumente shkencore që mbëjnë matjet dhe me analiza progresive.

Nuk ka asnjë kërcënim, është çmenduri të jem unë personi që dashkam tua marr ujin tragjasitëve, për tua dhënë himarioteve.

Të Fundit