TMERR NE FSHAT/ I vjedhin 3 lopët holandeze, pelën e gjejnë të hedhur ne mes te rruges!

Në fshatin Bishan të Vlorës, në mesnatën e datave 13-14 gusht 2025, ndodhën një seri grabitjesh, që tronditën komunitetin lokal. Familja e Vezir Bullës humbi tre lope hollandeze dhe një pelë, ndërsa kjo e fundit, u gjet e ekzekutuar me dy plumba në shpatull. Por policia e cilësoi ngjarjen si aksidentale.Situata është e rënduar nga fakti, që në fshat janë grabitur rreth 50 stalla, duke shkaktuar panik dhe dëmtuar thellë ekonominë e banorëve. Në vendin ku u vra pela, afër rrugës, ku janë kryer grabitjet, dyshohet, se autorët janë të njëjtë, por hetimet nga policia dhe prokuroria, kanë ngecur.Seri Mehmeti, specialist i zonës, pranon, se hetimet vazhdojnë, por ende nuk ka autor të identifikuar. Nga ana tjetër, Veli Alliu, shefi i krimeve në Drejtorinë e Policisë Vlorë, shprehet, se janë angazhuar maksimalisht, por çështja ka kaluar në prokurori dhe po punohet në bashkëpunim me prokuroren Enkelana Shalaj.Prokurorja Shalaj konfirmon, se rasti është regjistruar prej një muaji, por pa gjetur ende përgjegjësit, ndaj ajo ka rikthyer dosjen për hetime të mëtejshme në polici. Çështja mbetet në pritje të zbardhjes, ndërsa komuniteti në Bishan kërkon drejtësi dhe zgjidhje.

Të Fundit