Tjetërsimi i pronave/ GJKKO e dënon me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku Fran Frrokajn do të rikthehet në qeli

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj.

Ish-zyrtari vendor u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave në vendin e njohur si Rana e Hedhun.

Frrokaj u dënua nga shkalla e parë me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa Apeli vendosi dënimin me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Frrokaj u lirua pak kohë më parë pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë pritet të rikthehet sërish në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Të Fundit