Kreu i PD Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje replikës së kryeministrit Edi Rama, lidhur me situatën e përmbytjeve në vend.
“Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë’, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.
Sipas kryedemokratit, “mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter”.
Reagimi i plotë i Bashës:
Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter.
Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.