Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion duke zbuluar dy magazina në zonën e Rrugës së Arbërit, në fshatin Brrar, ku prodhoheshin veshje të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan katër persona:
- Luan Haka
- Arjan Hida, qiradhënës i pronave
-
Ali Bushati dhe Xhuljo Lecaj, bashkadministratorë të magazinës tjetër
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy të tjerë, përfshirë Lindion Haka (djali i Luan Hakës) dhe një shtetas turk, Ozkan Sulun, i cili dyshohet se ka qenë koordinatori kryesor i veprimtarisë kriminale.
Gjithashtu, katër punonjës janë proceduar në gjendje të lirë për përfshirjen në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.
Gjatë kontrolleve në magazina, policia ka sekuestruar:
-
Një sasi të madhe veshjesh të dyshuara kontrabandë
-
Dhjetëra makineri për qepje, printim dhe stampim
-
Logo false të markave ndërkombëtare
-
6 dokumente personale të shtetasit turk
-
Një shumë parash në lekë, një njësi kompjuterike dhe një celular
-
Dokumente dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit
Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Shkelje të të drejtave të pronësisë industriale”, “Kontrabandë dhe tregtim mallrash të kontrabanduara”, “Punësim të paligjshëm dhe fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim të stampave, vulave dhe formularëve”, “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim.