Tiranë/ Vodhi para në një farmaci duke kanosur punonjësen me thikë, kapet 42-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve dhe arrestimin e autorëve. Konkretisht policia ka vënë në pranga Bledjan Shkëmbin, 42-vjeç, banues në Tiranë.

Bledjan Shkëmbi vodhi një shumë parash në një faramaci duke kanosur punonjësen me thikë e cila ishte bashkë me babain. Autori ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Shkëmbi mësohet se ka vjedhur shumën 200 mijë lekë të vjetra në farmaci.

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë.

Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Të Fundit