Tiranë/ Shpërthim pranë një lokali në “Rrugën e Durrësit”, policia nis hetimet

Një sasi e vogël lënde plasëse ka plasur në derën e një lokali në rrugën e Durrësit. Pranë derës hyrëse të ambientit në pronësi të shtetasit Arbër Sinani dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël eksplozivi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, “janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.”

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nuk jepen detaje për llojin e lëndës shpërthyese apo mënyrën e vendosjes së saj.

Njoftimi i policsë

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit