Tiranë/ Po pastronte dritaren e banesës, gruaja humb kontrollin dhe bie nga kati i 6-të, ndërron jetë

Një grua ka humbur jetën në Tiranë pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 6-të i banesës teksa po pastronte dritaret.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rastit.

“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën”,-njofton policia.

Të Fundit