Tiranë/ Nën efektin e drogës qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi po lëvizte me mjetin e tij me shpejtësi 190 km/orë.

Ai është konstatuar nga efektivët e policisë në unazën lindore të Tiranës.

Pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se 25-vjeçari e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

I riu u arrestua nga policia dhe tashmë akuzohet për veprën penale,”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Të Fundit