Tiranë/ Kultivonin fara kanabisi në serë, katër të arrestuar, 2 në kërkim.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen 4 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Zgurë”, Njësia Administrative Zall Bastar, në një serë kanë kultivuar në kubikë fara narkotike, të cilat po tentonin t’i mbillnin në tokë.

Kubikët me fidanë kanabisi u asgjësuan gjatë operacionit dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Hetimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune investigative dhe hetimore, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ata organizuan dhe finalizuan operacioni policor “Zall Bastari”, në kuadër të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

– I. M., 45 vjeç, banues në Tiranë;
– Q. M., 68 vjeç, banues në Tiranë;
– B. H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
– L. M., 44 vjeçe, banuese në Tiranë;

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve N. M., 44 vjeç dhe F. M., 43 vjeçe.

Po ashtu vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Të Fundit