Kryeministri Edi Rama ka publikuar me anë të një postimi në Facebook, foto nga puna e bërë deri më tani në hekurudhën që do lidh Durrësin me Tiranën.
“Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024”,- ka shkruar kryeministri Rama.
Ai ka shtuar se qytetarët tashmë do kenë një formë të re transporti e cila ka munguar deri më tani, e cila do jetë me kosto të ulët dhe pa ndikim e në mjedis.
Gjithashtu kryeministri Rama ka shtuar se me ndërtimin e linjës së re hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta, ndërsa nga Tirana në Rinas do mund të shkohet vetëm për 12 minuta.