Policia ka ndaluar një shtetase të huaj, A.P., 20 vjeçe, pas ekzekutimit të një urdhri ndalimi të lëshuar nga Gjykata.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Ndalimi i saj u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë vijuar me procedurat ligjore përkatëse.
Sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania, dyshohet se e reja ka braktisur foshnjen e saj në një nga ambientet e shtëpisë për një kohë të gjatë dhe foshnja ka ndërruar jetë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, hetimet vijojnë me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja ndodhet ende në fazë hetimore.



