Policia ka vendosur në pranga drejtuesin e motorit që u përplas me autobusin e linjës së Unazës mëngjesin e së dielës (2 korrik) në rrugën “5 Maji”.
Sipas policisë, shtetasi H. Gj., banues në Tiranë po lëvizte në sens të kundët dhe pa leje drejtimi.
Nga aksidenti mbeti i plagosur një 12 vjeç, pasagjer në motor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.