Tiranë, 55-vjeçari humbi jetën teksa punonte në kantierin e ndërtimit, arrestohet administratori i kompanisë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga administratorin e kompanisë, e cila po kryente punime në një objekt tek zona ‘Kodra e Diellit’, pasi ditën e djeshme një punëtor, i cili po kryente punime në kantier ra nga lartësia dhe humbi jetën.

‘Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.’, thuhet në njoftimin e policisë.

55-vjeçari Sinan Baçi, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra nga rënia prej lartësisë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Të Fundit