Tiranë/ 52 vjeçari goditi me thikë gruan për shkak të xhelozisë, sapo kishte dalë nga burgu

Detaje të tjera bëhen të ditura nga ngjarja e ndodhur në orët e para të së enjtes në Tiranë, ku 52 vjeçari Jakup Shahu goditi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij.

Shkak i kësaj ngjarje është bërë xhelozia.

52 vjeçari rezulton një person me precedent penal sapo kishte dalë nga burgu.

Kanë qenë fqinjët që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Të Fundit