Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë arrestoi këtë të hënë, 29 prill, një 27-vjeçar, i cili prezantohej si efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi. Burime bëjnë me dije se i arrestuari linte takime me vajza të luksit të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale.
Duke përdorur mjete identifikuese të Policisë së Shtetit, ai kokontaktonte punonjëset e seksit nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme. Pasi shkonte si klient me ta, i riu i thoshte se ishte polic dhe kishte për qëllim për t’i arrestonte.
Më pas përmes kanosjes ai u merrte shuma parash, deri në 2 mijë euro kundrejt premtimit për të mos i arrestuar.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka arrestuar në flagrancë të shtetasit A. S., 27 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë ”.
Nga kryerja e veprimeve hetimore procedurale, rezulton se ky shtetas, duke u prezantuar si punonjës policie dhe duke përdorur mjete identifikuese si ato të strukturave të ndryshme të Policisë së Shtetit, kontaktonte nëpërmjet rrjeteve sociale shtetase të ndryshme, ku me anë të shtrëngimit e kanosjes, iu kërkonte dhe merrte atyre vlera monetare që variojnë deri në 2 mijë euro, kundrejt premtimit për të mos i arrestuar”, njofton AMP.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe dokumentimin me prova ligjore të implikimit të mundshëm të punonjësve të policisë si dhe lidhje shoqërore me personin e arrestuar.